Në ceremoninë e përcjelljes, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi mjekët, teksa u dha një premtim. Për aq kohë sa ata nuk do jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë shteti që do të kujdeset për familjarët e këtyre heronjve.
“Një pjesë janë të rinj, japin një mesazh duan të jenë modeli i asaj që ne kërkojmë nga mjekët, modeli heronjve të heshtur që sot janë të parë në këtë betejë. Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj”, tha Manastirliu.