Plan social për të moshuarit, familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Tiranë, 18 Mars – Po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi për mediat duke theksuar se të moshuarve medikamentet do t’u dërgohen në shtëpi.
“Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve në banesë”, bëri të ditur Manastirliu.