Tiranë, 19 Mars – Pas spitalit Infektiv që është spitali i parë COVID, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të jetë spitali i dytë COVID, që do të presë të infektuarit, nisur dhe nga tipologjia e tij. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë në një lidhje direkte në Neës 24 duke theksuar se janë gati masat për çdo skenar.
“Spitali Infektiv ka aktualisht 32 pacientë. Kapaciteti i tij është 140 shtrëtë. Sptiali i parë COVID është Infektivi. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do jetë spitali i dytë COVID 2. Nëse do të nevojitet, do kalojmë tek spitali i vjetër kirurgjikal, e më pas do të bashkëpunojmë me strukturat jo publike”, tha Manastirliu.