Tiranë, 18 Mars – Pas përgjigjies të mbi 2 mijë mjekëve, infermierëve, studentëve, që i’u përgjigjën thirrjes së Ministres së Shëndetësisë për t’iu bashkuar ekipeve mjekësore në lu ftën kundër koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se sot ka filluar trainimi i vullnetarëve.
“Dua t’iu informoj se ndërkohë kemi filluar trainimet e vullnetarëve, mjekë dhe infermierë që i’u përgjigjën thirrjes sonë për t’iu bashkuar shërbimeve shëndetësore në vend. Sot ka filluar trainimi i skuadrave të vullnetarëve në Universitetin e Vlorës dhe trainimi i stafeve në Tiranë për të gjithë ato elementë që duhet të parapërgatiten studentët, mjekët apo infermiërët që do t’i bashkohen në vijim stafeve tona”, tha Manastirliu.