Pika më e lartë e tij ishte goli në “Maracana”, që i dha Botërorin e vitit 2014 Gjermanisë. Më pas ka pasur luhatje të konsiderueshme, për probleme të ndryshme fizike. Sot, Mario Götze e sheh veten larg Borussia Dortmund. Vitin e kaluar, numri 10 ishte titular. Ai luajti 26 herë në 34 ndeshje totale, duke u alternuar me Paco Alcácer në rolin e sulmuesit të parë.
Këtë sezon, megjithatë, vetëm 19 paraqitje, nga të cilat vetëm 6 ndeshje si startues. Golat, gjithashtu, kanë rënë nga 7 në 3. Kontrata e Götze skadon më 30 qershor 2020 dhe e ardhmja duket larg asaj që ka qenë shtëpia e tij për 16 vjet, përfshirë rininë e hershme. Për më tepër, sipas “Bild”, 27-vjeçari ka një ide mjaft të qartë për vazhdimin e karrierës: të luajë në Itali.

Seria A do të ishte destinacioni i preferuar i Götze, i cili mbase nuk ka më shkëlqimin që kishte treguar me Klopp dhe Guardiola si trajnerë, por nuk i ka humbur “reflekset”. Kësisoji, klubet italiane, që interesohen për një lojtar të tillë, mund të lëvizin…