Çdo britanik mund të marrë nga qeveria një pagesë mujore, ndërsa ishulli po kaplohet nga frika e shkaktuar nga kriza e koronavirusit mund të lëjë miliona njerëz pa punë. Kjo lëvizje e jashtëzakonshme po merret në konsideratë nga ministrat, duke qenë se shkalla e rënies së ekonomisë po bëhet e qartë. Sipas ekspertëve, masat e distancimit social mund të bëjnë që GDP-ja të ulet me 20% dhe sektori i turizmit mund të zhduket.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson refuzoi që të mos pranonte mundësinë e një pagese javore për të gjithë punonjësit britanike, pavarësisht se ata mund të jenë mirë ekonomikisht. Në Britani ekziston frika se 1 milionë persona mund të humbin punët në muajt e ardhshëm, ndërsa ekonomia do të ulet me 1/5. Qeveria lajmëroi se do të investojë 350 miliardë paund për të përballuar krizën, por bizneset kërkojnë më shumë. Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi që çdo amerikan të paguhet 1 mijë dollarë në muaj, deri sa të vazhdojë kriza.