Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në llogarinë e tij në “Facebook” ku bën edhe një herë publike me shkrim masat e marra për këto tre ditë lidhur me qarkullimin e automjeteve qoftë ato të transportit urban por edhe autoveturat personale.Rama fton të gjithë qytetarët ta pyesin për çdo lloj paqartësie mbi këto masa të cilat i lyp koha.
MIQ TË FAQES,
JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË KANË PYETJE LIDHUR ME TRE DITËT E RRETHIMIT TË HEKURT NË PERIMETRIN TIRANË – DURRËS APO NEVOJA OSE SUGJERIME MBI LEHTËSIMIN E LËVIZJES PËR ARSYE ME INTERES PUBLIK, T’I SHKRUAJNË KËTU.JU LUTEM TË GJITHË TË TJERËVE KËTU QË S’KANË PYETJE, TË MOS E NGARKOJNË KËTË POSTIM ME KOMENTE TË NDRYSHME, TË CILAT LEHTËSISHT MUND T’I BËJNË NË ÇDO POSTIM TJETËR?JU LUTEM MIRËKUPTIM, SEPSE PYETJET APO NEVOJAT E SUGJERIMET SPECIFIKE, PËR LËVIZJE ME AUTOMJETE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” JANË TEJET TË RËNDËSISHME, QË TË MOS LEMË ASNJË DETAJ TË RËNDËSISHËM PËR NJERËZIT PA ADRESUAR
PËRGJIGJET DHE ZGJIDHJET E MUNDSHME, DO T’I JAPIM NË VIJIM PO KËTU, PAS KONSULTIMIT ME MINISTRAT DHE EKSPERTËT PËRKATËS, SI EDHE LIVE NË EKRAN PËR TË GJITHË, RRETH ORËS 19.00. FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE! (Lexo.al)