Të gjithë autobusët e transportit publik që operojnë në Tiranë janë dezinfektuar, si pjesë e planit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Kompanive, të cilat kanë licencën e këtyre linjave, u është kërkuar të shtojnë masat për rritjen e higjienës.
Nga ana e kompanive janë angazhuar stafe të specializuara, të cilat bëjnë dezinfektimin e autobusëve, një proces i cili do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, për çdo natë, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të cilët i përdorin ato.
Ndërkohë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është u është bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë sa më shumë të jetë e mundur përdorimi i mjeteve të transportit publik, si një masë mbrojtëse për përhapjen e virusit.
Gjithashtu të gjithë qytetarëve u është kërkuar që për shërbimet publike, të cilat sot ofrohen online të mund të aplikojnë përmes platformës, duke evituar në këtë mënyrë paraqitjen pranë sporteleve të kësaj drejtorie.