Në bashkinë Mat vijon edhe sot në fundjavë shpërndarja e ndihmave ku përfituan sot përfituan dhe 77 familje të tjera, ndonëse deri më tani janë ndarë 1 083 pako ushqimore për familje në nevoja.
Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha për ATSH-në, se deri janë shpërndarë pako ushqimore për 1 083 familje në nevojë.
“Ne lista kemi 2361 familje/ individë që janë identifikuar për ndihma, ku deri tani kemi shpërndarë 1 083 familje/individë por kemi dhe një numër prej 336 familje/individë (që nuk janë pjesë e kategorive të përcaktuara sipas VKM) që i janë shtuar listës së pari pasi janë shtresa në nevoje të identifikuara në terren apo me anë të mesazheve dhe portalit. Nevoja për pako vetëm nga listat sipas kategorive të përcaktuar në VKM janë 1 278 familje/ individë”, tha ai.
Malaj shtoi se edhe sot puna vazhdon për shpërndarjen e ndihmave me moton që askush të mos mbetet pa u ndihmuar.
“77 familjeve u është shërbyer sot nga bashkia Mat, kryesisht me pako ushqimore për familjet në nevojë, ndihmë ekonomike, dërgim pensioni, dhe blerje medikamentesh.
Po ashtu Malaj tha se ju bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e qëndrimit në shtëpi dhe të aplikojnë në e-albania ose sms 55155 për të lëvizur nga dita e hënë, ku duhet të aplikojë vetëm një pjesëtarë i familjes.