Në këtë përiudhë të vështirë që po kalon e gjithë Bota për shkak të Coronavirusit, shumica e futbollistëve kanë dhënë mesazhe nga shtëpitë e tyre, ku edhe qëndrojnë të izoluar.
Mesazhin më të bukur duket se e ka dhënë ditën e sotme Kylian Mbappe. Ylli i PSG, ka postuar në rrjete sociale një foto me vëllain e tij të vogël Ethan, ku shkruan se të gjithë duhet të kenë një ambicie.
“Të ndajmë të njëjtën ambicie: Të mbrojmë të tjerët! Në mënyrë që nesër, Bota të bëhet fusha e të gjithë lojërave tona”, shkruan Mbappe.