Akrepat e orës kanë kaluar 13:00. Me urdhër të qeverisë, askush nuk do të lejohet të lëvizë në qytet e ndërsa ushtria ka zbarkuar në terren për monitorimin e situatës. Referuar edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ushtria ka marrë urdhër për të ndërhyrë edhe nëpërmjet forcës për “të pabindurit”.
Ushtria do të qëndrojë në terren nga sot 13:00 deri të hënën në orën 05:00, për të pasur në vëzhgim të gjithë situatën dhe për të vënë në zbatim urdhrin që i ndalon qarkullimin qytetarëve dhe automjeteve përgjatë këtij orari.