Fitorja e sotme e Liverpoolit kundër Bournemouth-it me rezultatin 2-1 ka bërë që të besuarit e Jurgen Klopp të thyejnë dy rekorde historike në Premier League. Ata janë ekipi i vetëm që kanë fituar 22 ndeshje radhazi në kampionatin anglez. Skuadra e Klopp i ka të gjitha fitore në 22 ndeshjet e fundit të luajtuara në Anfield.

Liverpooli ka thyer rekordin e Arsenalit fantastik. “Topçinjtë” janë e vetmja skuadër që kanë fituar titullin pa asnjë humbje në Angli, por kishin regjistruar 26 fitore gjatë atij sezoni, ndërsa Liverpooli këtë sezon mori fitoren e 27. Mo Salah ka kaluar Luis Suarezin në renditjen e golashënuesve, pasi ka realizuar 70 gola në 100 ndeshje, ndërsa Suarez ka 69 në 110 sfida.