Nuk janë mjekë, edhe pse janë veshur si të tillë. Është stafi i “Airl Albania” që ditën e djeshme përcollën për në Itali 30 mjekë e infermierë shqiptarë që i shkuan në ndihmë Italisë së gjunjëzuar nga pandemia e COVID-19. Po ashtu, kthimi nga Roma në Tiranë, solli lajmin e mirë, të riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar në Itali nga situata me koronavirusin.
Përveç shqiptarëve me maska e doreza, edhe stafi i Air Albania ishin veshur me mjetet mbrojtëse si ato që bluzat e bardha mbajnë kur trajtojnë të sëmurë të infektuar me korona.
“Dje “Lasgushi” ngriti krahët drejt Italisë duke i dërguar shpresë dhe mirënjohje fqinjit tonë, nëpërmjet 30 mjekëve tanë. Ndërsa në kthim bëmë të mundur ardhjen shëndoshë e mirë të bashkombasëve të bllokuar në Itali nga stuhia CoVid-19. Sot ata janë në shtëpi dhe ne jemi më krenarë se kurrë për gjithë punën e bërë nga heronjtë tanë, stafi i AirAlbania”, shkruan Air Albania.