Meghan e ka ndaluar Princin Harry të udhëtojë dhe të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të parë babanë e tij të sëmurë i cili u prek nga koronavirusi, i tha një burim “Daily Mail”.
Ajo i tha Harry-it se “në asnjë rrethanë dhe asnjë mënyrë nuk duhet që të udhëtojë në këtë kohë tani”.
Princi Charles, 71 vjeç, doli pozitiv pas testit të koronavirusit të martën dhe është në izolim të keshtjellen e tij në Balmoral në Skoci me gruan e tij Camilla.
Burimi shtoi: ‘Meghan tha që Harry ishte në kontakt me babanë e tij … Sigurisht, ai është i irrituar. Ajo tha se ata të dy janë të irrituar.
Meghan, Harry dhe 10-muajsh Archie janë mbledhur në rezidencën e tyre në ishullin Vancouver dhe po marrin masa paraprake shtesë gjatë pandemisë duke i bërë punonjësit të ndjekin një protokoll të rreptë higjene dhe të veshin doreza.
Shoku zbuloi gjithashtu Archie, i cili feston ditëlindjen e tij të parë në maj, është me shumë energji pasi ka mësuar shumë gjëra.
Harry e ka parë për herë të fundit babanë e tij në fillim të këtij muaji, i parë publikisht së bashku në Shërbimin vjetor të Commonwealth në Westminster Abbey në Londër në 9 Mars.