Coronavirusi ka krijuar një kaos të plotë dhe futbolli tashmë është krejtësisht në plan të dytë. Shumë ndeshje janë shtyrë, ndërsa disa të tjera luhen pa tifozë.
Në Champions League shumica e ndeshjeve të fazës së 1/8-ave do të luhen pa praninë e tifozëve, ku deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht Valencia-Atalanta, PSG-Dortmund, Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon.
Leipzig-Tottenham dhe Liverpool-Atletico Madrid do të luhen me tifozë, ashtu si Manchester City-Real. E vetmja ndeshje në pikëpyetje duket ajo mes Bayern Munich dhe Chelseat. Sipas raportimeve të fundit që japin media pranë bavarezëve, thuhet se ndeshja që luhet të mërkurën e ardhshme do të jetë pa tifozë. Kështu, 5 nga 8 ndeshjet e kthimit të 1/8-ave do të luhen me stadiumin bosh.