Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët e Lojërave në Tokio kanë përcaktuar edhe datat e reja për Olimpiadën e shtyrë prej koronavirusit.Pas akordit të arritur, eventi në kryeqytetin japonez do të nisë më 23 korrik 2021 dhe do të vazhdojë deri më datën 8 gusht.Kjo bën që Lojërat Olimpike të zhvillohen saktësisht një vit pas datës së paracaktuar.

Më parë lajmi u publikua nga televizioni publik japonez, NHK, që pak ditë më parë kishte njoftuar edhe shtyrjen e evenimentit.Ndërkohë, Lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga data 23 gusht deri më 4 shtator.