Bergamo është për ty, Mola ime. Me këtë mesazh, skuadra e Atalantas, në stadiumin e boshatisur ka dashur që t’i japë suport banorëve të Bergamos, që janë izoluar ashtu si thuajse gjithë Veriu i Italisë, por edhe doktorëve të linjës së parë, që po ofrojnë shërbimin e tyre për të infektuarit.
Numri i tyre në Bergamo ka shkuar në 1472, bashkë me provincat, duke pasur rritje të frikshme brenda 24 orëve të fundit. Atalanta u kualifikua në fazën çerekfinale të Champions League duke shkruar historinë, ndërsa Gasperini tha se “në këtë moment të vështirë, nuk mund të festojmë dot me popullin tonë, me tifozët tanë, por do ta bëjmë në qershor, nëse kjo gjendje do të ketë marrë fund”.