Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta për Veriun dhe Qendrën, por vranësira të dendura do kenë Jug-Juglindja e vendit. Orët e pasdites dhe natës shtojnë vranësirat në të gjithë vendin, ndërsa reshje do ketë në zonat malore kryesisht jug dhe skaji verior.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.
Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Lindor -Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Ndërsa mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë Europën Jugore, po ashtu reshje dëbore do ketë pjesërisht Europa Veriore.