Lionel Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Ky është premtimi që bën kreu i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu. Situata e Messit. “Ai është lojtari më i mirë në botë. Kjo është e qartë për këdo. Messi do të mbetet te Barça dhe do të pensionohet në klubin tonë”.

Messi ndihet vetëm në fushë. “Ne jemi një ekip, një familje e madhe. Ai ka një ekip nga mbrapa: teknikë, lojtarë, menaxherë, staf… Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për gjithçka. Ndonjëherë gjërat ndodhin, por kur bashkohemi, objektivat janë të njëjtë”.
Abidal dhe Messi. “Gjërat shtëpiake zgjidhen brenda vetes”.

Mësimet nga e kaluara. “Ne gjithmonë duhet të shohim të ardhmen. Ne duhet të përfitojmë nga e mira e së kaluarës, për të parë të ardhmen. Barça ka strategji. Unë arrita këtu më 2003 dhe prej vitit 2010, Barça është skuadra më e madhe. Është klubi më global, më i fortë dhe një referencë sportive e argëtimi”.

Kapërcimi i shumë vështirësive. “Gjithçka është grumbulluar në këto dhjetë vite: Sandro në burg, akuzat e Neymar… Projekti që filloi Sandro Rosell është ende në fuqi. Shumë gjëra kanë ndodhur në këtë dekadë, me ndryshime në bashkinë e qytetit, në qeveri etj…”

Më shumë Champions me Leo Messin. “Shpresojmë të fitojmë edhe më shumë. Unë dua të fitoj gjithçka: La Liga-n, Champions-in dhe Kupën e Mbretit. Fitimi i atyre katër titujve (La Liga) me Cruyff na bëri të sigurt. Me Rijkaard dhe Guardiola mësuam se duhet të jemi fitues. Lojtarët e kanë këtë ambicie brenda vetes. Barcelona ka talent për të fituar rregullisht”.

Trajneri më i mirë në histori. “Do të thoja disa. Një rol të spikatur ka Pep Guardiola. Me Luis Enrique kemi fituar pesë tituj. Ne i kemi jetuar këto vite me kënaqësi”. Situata gjyqësore me Neymar. “Ne jemi mësuar me çështjen “Neymar”. Nuk është diçka me përparësi”.