Sekretari për mar rëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza thotë se presidenti Ilir Meta planifikon të themelojë një lëvizje të re politike. Peza tha në emisionin “Opinion” se ka zëra që thonë se lëvizja e re e Metës do të quhet “Lëvizja për Besën Shqiptare”, dhe do të përfshijë LSI-në dhe parti të tjera të vogla. “Ka zëra që lëvizja e re politike e Metës do ta ketë emrin Beslidhja Demokratike Shqiptare dhe do të përfshijë parti si LSI dhe parti të tjera të vogla dhe përqëndrimin do ta ketë më djathtas se LSI-ja”, tha Peza.

Më herët ish-deputeti aludoi se Meta po tenton të marrë rolin e kreut të opozitës duke i shp allur lu ftë Lulzim Bashës. “Ilir Meta sot ka nisur një projekt të ri politik, lu fta nuk është me mazhorcën dhe Ramën është me Lulzim Bashën për rolin e kreut të opozitës. Ilir Meta ishte në rolin e liderit të opozitës, Lulzim Basha ishte në rolin e argatit që i solli votuesit e tij për t’ja konfirmuar këtë gjë”, u shpreh Peza.