Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë videon e Ministrisë së Shëndetësisë ku Ogerta Manastirliu i bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që të bashkohen për të luftuar koronavirusin.

“Na jepni një dorë” është thirrja publike e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë ata profesionistë por dhe studentë që të japin kontributin e tyre, t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren!

“Sot është dita për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’u përballuar së bashku luftën me COVID-19! ”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenti në Facebook.

Kjo situatë emergjence në vendin tonë, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pothuajse e ka harruar ‘luftën’ mes Presidentit dhe qeverisë. Të dyja palët janë bërë bashkë që të jenë pranë shqiptarëve dhe vendit në këto ditë të vështira.