Ilir Meta ka vijuar gjuhën kë rcënuese në mitingun e thirrur prej tij dhe opozitës. Ai kërkoi flamurin kuqezi për t’u betuar. Presidenti u kujtoi mbështetësve se ai është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Ar matosura. Nga podiumi, Meta pati një ultimatum teksa kërcënoi me hyrjen e tij në Kuvend.
“Ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vr arë mijëra dëshmorë dhe heronj. Se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, popullin kuqezi që votoi sot për gru shtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të kri mit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”.” – tha ai.