Kryeministri Edi Rama deklaroi se ‘PO’-ja e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, vjen pas Konferencës së Donatorëve, e cila ishte si një shenjë kuptimplote që shkoi përtej bamirësisë. Në një dalje për mediat, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë pjesë e vendeve të respektuara të familjes së Shteteve Europiane.

Mes të tjerash ai pohoi se ka marrë shumë mesazhe këto ditë nga kolegë të huaj për masat e vendosura në kuadër të situatës po kalon vendi, për shkak të COVID-19. Ai tha se qytetarët duhet t’ja bëjnë hallall faktin se vazhdimisht apelon dhe nxjerr mesazhe në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar për situatën në fjalë.

“’Po’-ja e njëzëshme e 27 shteteve anëtare vjen pas një konference kuptimplote, të Konferencës së Donatorëve. Ata na dhanë shenjën kuptimplotë të një respekti që shkon përtej bamirësisë. Respekt për përpjekjet tona, serioze, që ta bëjmë këtë vend një shtet të respektuar në familjen e shteteve euriopiane. Kam marrë mesazhe nga kolegë të thuaj për masat shtrënguese, për shpejtësinë që kemi vepruar. Kam besim që me kontributin e secilit prej jush Shqipëria do të dalë kryelartë. Kjo do të jetë rrjedhojë e luftës që do të bëjmë përditë. Mi bëni hallall përsëritjet e apelet e mia, mesazhet e mia që shpesh herë kanë tone të forta. Mi bëni hallall apelet e mia për të këqijat e mëdha nëse nuk jemi të kujdesshme. S’dua t’ju lodh, t’ju frikësojë. Por jam i detyruar që t’u kujtojë mesazhet dhe t’ju përcjellë shqetësimin e madh që kam. Ju jeni familja ime.”, tha Rama.