Kryeministri Micotakis ka kërkuar nga deputetët depozitimin e gjysmës së rrogës për dy muajt prill, maj në një llogari të posaçme për përballimin e krizës së koronavirus.

Po kështu gjysma e rrogës së presidents Katerini Sakelaropulu depozitohet në këtë llogari, siç ka deklaruar vetë presidentja greke

5 miliardë shtohet buxheti shtetëror për përballimin e krizës, pas 1,8 miliardë të shpallura në mes të marsit. Pritet dhe publikimi i vendimit për gjithsej 6.8 miliardë euro për përballimin e krizës, që përfshin muajt mars-prill.
Kjo është paketa e katërt brenda 1 muaji.

ku përfshihen 1.7 milionë ose 81% e të punësurve në sektorin privat nga 1 prill 800 euro, 800.000 ose 76% e bizneseve deri nesër në platformë dhe 700.000 ose 75% , 3 në 4 domethënë të punësuar në aktivitete private, me biznes privat me një pronar e pak punonjës të cilët përfshihen tani. Kërkesat për kompensimin 800 euro kjo kategori fillon në 6 prill bëjnë kërkesën.

Dhurata e pashkëve gjysëm rrogë me fond nga shteti periudha e krizës, duhet të jepet patjetër deri në verë
Deri në 10 prill kompensim ekstra për 108.000 të punësuarit në frontin ballor, në spitale e klinika dhe mbrojtjen sociale.

Fond paradhënie në formë kredi me garanci e interest të ulët, 1 miliardë euro për bizneset që janë mbyllur ose funksionojnë me xhiro të ulët, kanë 1 deri në 500 të punësuar, nuk kanë pushuar punëtorë nga puna,.

Aplikimi elektronik nga bizneset do të kryhet 2-10 prill dhe kreditë do të merren direkt nga buxheti i shtetit, pa ndërmjetës me afat kohor shlyrje 5 vjet, viti I parë do të konsiderohet periudhë e faljes.

Ndërsa detyrimet kreditore të biznesit për periudhën mars-qershor mbulohen me tjetër fond nga qeveria. Shumat do të miratohen nga kontabiliteti public dhe raportimi financiar I shtetit dhe përgjigjet do të jepen në muajin maj

50 milionë euro fondi për sektorin e prodhimit bujqësor- blegtoral ministria përkatëse
Sa shlyejnë sigurimet shoqërore e tatimet, ulje 25%.

OAED 36.500 të papunë 18-67 vjeç program punësimi me subvencionim. Nga sot çdo procedure në formë elektronike edhe në OAED.

Ky është dhe aspekti i vetëm pozitiv i kësaj krize, sistemi e-shtet që po implementohet e zbatohet në çdo shërbim të sektorit publik, për të shmangur prezencën.

Shkencëtarët, 6 janë profesionet e sferave shkencore, avokatë, mjekë jo në frontin ballor, inxhinjerë, arkitektë, ekonomistë kontabilistë 400 euro deri në 15 prill pastaj pjesa tjetër dhe trajnimi, nga maj 800 euro
Ndërkaq, 24 milionë doza të ilaçit klorokina ka siguruar falas sistemi mjekësor grek nga prodhimi falas në kompaninë farmaceutike Unipharm pas blerjes së 5 tonëve nga India

Vdes Manolis Glezos, simboli i rezistencës së popujve europianë ndaj nazifashizmit, në moshën 98 vjeçare. Ishte dënuar 28 herë, 3 herë me vdekje për aktivitetin antifashist e politik, ishte gazetar e kryeredaktor si dhe deputet e eurodeputet. Dha dorëheqjen nga politika e SYRIZA në 2015 kur kundërshtoi miratimin e memorandumit të tretë.