Milani është ekipi i radhës në Serie A që ka vendosur për stërvitjen. Drejtuesit nuk kanë ndërmend të rrezikojnë lojtarët dhe stafin e tyre duke i zbritur në fushë. Ekipi i “Djallit” ka dalë me deklaratë zyrtare ku bën me dije se do të rikthehen kur të ketë siguri në Itali.
“Milani bën me dije se skuadra do të rikthehet në stërvitje vetëm në momentin që të ketë një përmirësim të situatës. Shëndeti dhe siguria e lojtarëve tanë dhe e stafit është një shqetësim i madh për të gjithë në klub.

“Nisur nga situata aktuale kemi vendosur dy gjëra:
1 – Milani do të rikthehet në stërvitje dhe të luajë futboll sërish vetëm në momentin kur autoritetet dhe stafet mjekësore të sqarojnë se do të ketë siguri.
2- Rikthimi në stërvitje nga lojtarët do të jetë konfront të gjitha këshillave nga Lega, por të jetë i njëjtë për të gjithë klubet”, -shkruhet në deklaratë.