Ministri italian Francesco Boccia priti 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë drejt rrugës për në spitalet e Barcias në ndihmë të të prekurve nga COVID-19.
Ai e ka quajtur një shenjë të madhë vëllazërore gjestin që bëri Shqipëria.
Ministri ka thënë se e di se si është lidhja mes dy vendeve sepse ka qënë në Bari në vitin 1991, kohën e trazirave të ndodhura në Shqipëri dhe emigrimin e shumtë të njerëzve drejt Italisë.
“Doja të them një falënderim të dyfishtë nga qeveria, sepse vlerësuam gjestin e Presidentit Rama.
Dje u takuam me Ministrin Di Maio për ardhjen tuaj këtu. Unë kam qenë një nga ata që kam qenë në Bari në 8 gusht 1991, sepse unë kam lindur dhe rritur atje dhe e di se çfarë përfaqëson lidhja me Italinë për vendin tuaj.
Kështu që kur mësova se mirënjohja po vinte edhe emocioni ishte dyfish. Faleminderit për këtë gjest vëllazërimi, ju jeni një vend që e ka Italinë në lëkurën e saj. Ne Apulianët themi se ju jeni rajoni i 21-të italian, shpresoj se do të kënaqeni duke respektuar Republikën Shqiptare e cila është shumë e dashur për ne. Faleminderit përsëri dhe sa herë që do të duhemi, Italia do të jetë atje.
Falemnderit. Dhe faleminderit gjithashtu Presidentit Fontana dhe rajonit të Lombardisë që gjenden këtu”, ka thënë Ministri për Cështjet Rajonale dhe Autonomitë, Francesco Boccia, duke falënderuar 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që sapo kanë mbërritur në Verona dhe janë drejtuar për në spitalet e Brescia, të mirëpritur nga presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, nga zv / ministri i brendshëm, Vito Crimi, z. dhe nga deputeti i PD, Alfredo Bazoli.
Gjithashu ai e ka quajtur një shenjë të madhe vëllazërore veprimin e bërë nga Shqipëria.
“Mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është një himn për njerëzimin. Faleminderit shume është një mësim për të gjithë.
Sot shoqëruam 30 punonjës shëndetësorë shqiptarë në Brescia. Emocion i shkëlqyer për të gjithë dhe për ata që, si unë ishin në Bari në 8 gusht 1991”, ka shkruar Boccia në profilin e tij krahas videos së pritjes.