BE mbylli kufijtë për 30 ditë, MEPJ apel shqiptarëve: Mos u largoni pa nevojë, na kontaktoni për udhëtimet thelbësore Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër.
Pavarësisht se BE-ja vendosi që të mbyllë kufijtë për shkak të koronavirusit, duke bllokuar me mijëra persona nga vendet jo-anëtare, mes tyre edhe shqiptarë, autoritetet daneze nuk do të tolerojnë, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin danez.
“MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur. Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze.”, thuhet në njoftimin për shtyp.