Nga Manjola Arizaj Zeka
Eshte surreale ajo cka po ndodh ne Shqiperi…E pabesueshme. Nje mendje normale nuk mund ta perceptoje. Nje shpirt qe vuan sot bashke me mjeket e infermieret qe luftojne ne kufijte e te pamundures, nuk mund ta pranoje. Po behet nje poshtersi e ndyre, nga mendje djallezore e te erreta, te nisura kush e di nga cfare interesash, per te perbaltur, per te nxire, per te bere qesharake, sakrificen e 30 mjekeve dhe infermiereve qe u nisen ne ndihme te Italise, ne frontin me te veshtire kunder koronavirusit, aty ku me qindra bluza te bardha kane humbur jeten…
Aspak empati per punen e tyre. Aspak mirenjohje per emrin e mire qe i dhane Shqiperise. Asnje ndjesi per qindra mijera emigrantet tane te perlotur nga ky gjest. Aspak dashuri e krenari per mijera falenderimet e ardhura nga vendi fqinj. Jo. Germojne si skuthe, si minj, si derra, neper plehra, neper fjale e thashetheme, ku te gjejne ndonje cengel qe te varin trasten e tyre mbetur supeve si endacake, per ta shitur me pas si gjetje te madhe. Kunder mjekeve. Kunder te gjithe mjekeve. Kunder sakrificave te tyre ne keto kohe. Kunder rrezikut te marre mesysh, teksa keta prapanicavarur rrine pas kompiuterit e intrigojne me watsape e mesanger. Turp per Zotin. Turpi u rente mbi koke, atyre qe nuk i mbeshtesin mjeket ne keto kohe. Akoma me shume atyre qe perpiqen t’i nxijne e t’i bejne qesharake. Nuk mund te behet politike me mjeket. As nuk mund te besh sherbyesin e politikes me mjeket…