Këshilli i Ministrave miratoi sot dokumentet standarde të procedurës së prokurimit, të kritereve të vlerësimit të ofertës fituese, kushteve të marrëveshjes kuadër dhe të kontratës për procesin e rindërtimit.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të aktit normativ “Për përballimin e pasojave të fa tkeq ësisë natyrore”, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e dokumenteve standarde të procedurës së prokurimit për punët, shërbimet dhe mallrat, të kritereve të vlerësimit të ofertës fituese, kushteve të marrëveshjes kuadër dhe të kontratës për rindërtimin. Sipas vendimit, Agjencia e Prokurimit Publik, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, publikon dokumentet standarde të tenderit, në kuadër të procesit të rindërtimit.