Një shef kuzhine i shëndetshëm ka ndërruar jetë nga koronavirusi pasi i thanë se nuk duhej të shqetësohej se ishte shumë i ri për të vdekur.
Luca Di Nicola, 19 vjeç ndërroi jetë në Londër mbrëmjen e së martës pasi shfaqi formë të rëndë të pneumonisë.
Shefi me origjinë nga Nereto në lindje të Italisë ishte duke punuar në një restorant familjar në Enfield, veri i Londrës me nënën e tij Clarissa dhe të dashurin e saj, Vicenzo.
Familja e tij dyshon se u infektua me koronavirus, nga e cila ndërroi jetë, por ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët. Tezja e Lucas, Giada tha për gazetën italiane ‘La Repubblica’: ‘Për një javë para vdekjes së tij, Luca pati temperaturë dhe kollë. Edhe Clarissa dhe partneri Vincenzo kishin të njëjtat simptoma’.
Ajo shtoi se doktori në Londër i dha pak paracetamol. Por gjendja e Lucas u përkeqësua më 23 mars.
‘Mjeku e vizitoi në shtëpi dhe i tha se ishte i ri, i fortë dhe nuk kishte përse të shqetësohej për gripin e rëndë’, shtoi Giada.
Gjendja e Lucas u përkeqësua dhe u dërgua me urgjencë në kujdes intensiv në spital, por rreth një orë më vonë ndërroi jetë.