Imazhi i një doktoreshe me maskë që mban në krah ‘Italinë” e pla gosur ka bërë xhiron e botës. Fotoja është shpërndarë në të gjithë Italinë në shenjë sensibilizimi për të gjithë mjekët dhe infermirerët të cilët në këtë periudhë po përballen me një nga vështirësitë më të mëdha që vendi i tyre ka pasur. Fotoja për herë të parë është publikuar në rrjetet sociale nga ‘Shoqata Kombëtare e Karabinierëve’ dhe është shpërndarë nga mijëra njerëz në pak minuta.
Kujtojmë që Italia është vendi i dytë pas Kinës për numrin e të inf ektuarve me koronavirus. Deri tani në vendin fqinjë janë prekur rreth 12 mijë persona, përfshirë 827 të vd ekur dhe mbi 1000 të shëruar.