Mjekja shqiptare në Monza të Italisë, Adela Sulejmani në një lidhje direkte me emisionin “Repolitix” tha se në Italia ka një numër të lartë të prekurish, ku vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 2214 persona. Megjithatë ajo tha se pas 10 ditësh mendohet se do të shihen efektet e para të masave të marra nga qeveria Italiane që do të shënojnë një ulje të numrit të të infektuarve. Ajo bëri thirrje që të rinjtë të rinë në shtëpi dhe të mos e neglizhojnë këtë situatë pasi nuk është një grip i zakonshëm.
Qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e kontakteve fizike është mënyra më e mirë për të luf tuar virusin tha Sulejmani, ndërsa shtoi se masat duheshin marrë më përpara dhe se të rinjtë duhet të ndërgjegjësoheshin para se të shkaktohej ky numër i lartë vik timash dhe të infektuarish.‘Vetëm sot kemi 2214 raste me shumë të infektuar krahasuar me dje, gjëja më e mirë është që shumica rreth 80 % e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital. Duke qenë se Italia ka një jetëgjatësi të lartë dhe ka mosha të vjetra atëherë ka një situatë paska më kritike. Masat duheshin marrë më përpara dhe jo neglizhuar pasi nuk ishte një grip i thjeshtë që kalon pa probleme. Aftësitë ngjitëse të virusit janë shumë herë më të larta krahasuar me një grip të zakonshëm. Të rinjtë e neglizhuar dhe e cilësuan një grip normal.
Duke shmangur vetëkarantinimin ata vazhduan zinxhirin e transmetimit të virusit dhe për këtë arsye kemi këtë shifër të lartë të prekurish. Mendohet pas 10 ditësh do të ketë rënie të rasteve duke qenes se do jepet dhe efekti masave që janë marrë nga Italia. Ne si individë jemi forcë të madhe për ta ndaluar këtë virus, duhet të izolohemi, të rrimë në shtëpi dhe të kemi kujdes higjienën .Vetëm kështu do largojmë virusin’, tha Sulejmani.Në lidhje me testimin e ilaçeve si kurë ndaj koronavirusit, mjekja Suljemani tha se “është një ilaç baza e të cilës përdoret për të kuruar artriti reumatoid dhe që ka vepruar shumë mirë te disa pacientë, por do e tregojë koha se si do të vazhdojë si kurë’.