Në një lidhje me Skype me Ora News, mjeku Edmond Stojku tha se sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen.
Ai tha COVID-19 ka një cikël të vetin prej 14-ditësh ku organizmi krijon anti-trupa në mënyrë që të luftohen virusi.
Edmond Stojku: Sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen. Sëmundjet virale kanë periudhën vet të kavaleshencës, mund të kurojmë vetëm pasojat.
Nuk vritet dot virusi pa mbaruar dot ciklin e tij. Cikli i këtij virusi është 14 ditë. Nëse plotëson karantinën krijon anti-trupat nga ky virus dhe nuk sëmuresh më nga ai, sepse nuk kalohet dy herë një sëmundje virusale.
Kushtet e vështira të jetesë e vështirësojnë shumë luftën ndaj një sëmundje virusale. Unë nuk jam dakord me kryeministrin Rama me përshkallëzimin e masave, sepse ne deri më tani kemi zbatuar të gjitha rekomandimet.