Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje të pakta mbizotërojnë në zonat jugore gjatë mëngjesit, po mesdita shtonë vranësirat dhe në zonat qëndrore duke sjellë reshje të izoluara. Pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vend.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.