Lajm i trishtë për komunitetin e futbollit dhe në veçanti për familjen Jareci. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos, që pas futbollit të luajtur vijoi karrierën e arbitrit, vëllai i të madhit Skënder Jareci dhe babai i Sokol Jarecit, ish-arbitrit të njohur që aktualisht bën rolin e dizenjatorit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Lajmin e largimit nga kjo jetë të Namik Jarercit e dha djali i tij, Sokoli, nëpërmjet një postmi në adresën e tij në Facebook: