Një ditë pas masave drastike të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër njoftim. Referuar situatës së rëndë me koronavirusin, ai kujton se nga sot nuk do të ketë transport publik në Tiranë dhe Durrës. Nga ana tjetër, qeveria po përgatit transport të dedikuar vetëm për mjekët dhe infermierët.

“NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS. PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT” – është statusi i shkurtër i Ramës në Facebook.