Pasi bëri secili Task Forcën e vet për koronavisurin, njëri në selinë e PD dhe tjetri në Presidencë, pasi krit ikuan qeverinë për masat dhe më pas tentuan të për ça jnë mjekët duke i përdorur ku ndër njëri tjetrit për lu ftën e tyre politike, sot kanë ndryshuar totalisht qasje. Si Lulzim Basha ashtu edhe Ilir Meta ndryshe nga ditët e tjera, kanë falenderuar dhe kanë mbështetur mjekët, infermierët dhe gjithë personelin e shëndetësisë që po meren me luf tën ku ndër virusit corona. “Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj. Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!”,- shkruan Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ndërsa Kreu i Shtetit Ilir Meta shkruan se”mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë Covid 19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju!”.

Ndryshimi total i qasjes si nga Basha ashtu edhe nga Meta ka ardhur me siguri për shkak se kanë parë që nuk mund të bëjnë dot politikë dhe nuk mund të kenë asnjë mbështetje të shtuar popullore në një situatë ku e gjithë bota është bërë bashkë në luf tën ndaj një të keqe të përbashkët që po vijon të mari mijëra jetë kudo. Si Basha ashtu edhe Meta mund të kenë menduar se meqë gjatë periudhës së përballimit të situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit patën një qasje të moderuar dhe kjo çoi në rritjen e mbështetjes popullore për kryeministrin Edi Rama, atëherë të ndryshojnë totalisht qasje për rastin e koronavirusit. Shumë shpejt u pa se qasja e tyre kundër masave të qeverisë për të përballuar pandeminë globale ku është përfshirë edhe Shqipërinë, ishte kundërproduktive për ta dhe për qytetarët që po përballen me rastet që po shtohen çdo ditë. Strategjia e përhapjes së pa nikut dhe nxitjes së pakënaqësive përmes gën jeshtrave dhe lajmeve të rre me me sa duket dësh toi. Ndaj, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të ndryshojnë qasje dhe të bëjnë sikur edhe ata janë në anën e së mirës në këtë lu ftë që ka bërë bashkë qytetarët dhe të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, qeverisë e shtetit, për ta përballuar të keqen që na ka noset.

Alpenews.al