Gazeta italiane La Repubblica shkruan sot se hetuesit e Mbrojtjes Civile kane arritur te individualizojne ndeshjen e futbollit mes Atalantes dhe Valencias, e cila u luajt ne stadiumin “San Siro ” te Milanos, si momentin fatal qe perhapi koronavirusin ne gjithe Lombardine. Plot 44 mije spektatore e ndoqen ne stadium ate ndeshje.
Atalanta, skuadra e Bergamos, solli ne Milano mijera tifoze qe mbushen stadiumin ku zakonisht luan Milan dhe Inter. Ajo mase e stermadhe tifozesh shihet sot si momenti qe mund te kete kontribuar ne menyre te pakthyeshme, per infektuar ne mase banoret e Veriut te Italise.Kjo mbetet per momentin nje hipoteze, por e bazuar mbi dyshime te forta, thone hetuesit.