Largon flamurin e Bashkimit Europian! “Ndoshta do të shihemi më vonë… ndoshta”.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, zëvendës kryetari i Parlamentit italian Fabio Rampelli, filmon veten teksa heq flamurin e BE nga zyra e tij.

E heq demonstrueshëm dhe në vend të tij vendos flamurin me tre ngjyra të Italisë.

Një veprim simbolik për të protestuar për mungesën e solidaritetit europian në periudhën e emergjencës së koronavirusit.

Gjithçka duke e shoqëruar me paralajmërimin “Ndoshta do të shihemi. Ndoshta”.