Vazhdojnë polemikat në Serbi në lidhje me Luka Jovic dhe faktin se akuzohet se ka shkelur ligjin duke dalë nga shtëpia kur duhet të qëndronte në karantinë për të paktën dy javë nga momenti që zbarkoi në Beograd me fluturim nga Madridi.
“Im bir nuk ka dalë, janë video dhe foto të vjetra! E ka shtatzanë bashkëshorten e tij dhe nuk mund të rrezikojë. Por, nëse mendoni se ka gabuar, ose nëse vërtet ai ka shkelur ligjin, atëherë le të shkojë në burg. Jam dakord me presidentin dhe kryeministrin. Por, e përsëris, pasi rezultoi dy herë negativ ndaj tamponit, kishte edhe certifikatë”.