Marina dhe Luana Vjollca janë dy motrat më të komentuara të ekranit. Ato gëzojnë marrëdhënie për t’u pasur zili, por herë pas here kthehen edhe kun dër njëra-tjetërs. Gjithmonë shkak për ‘debatet’ e tyre bëhen familjarët, pasi vajzat shpesh i pyesin se kush është e preferuara e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ditëlindjen e nënës së tyre. Teksa darkojnë, vajzat e pyesin se kë do më shumë dhe ajo shpalos disa ankesa. Më shumë ankesa ka për Marinën! Në video ajo dëgjohet të thotë se që pas martesës, ajo nuk shkon të rrija asnjë ditë me të ëmën. Për Luanën thotë se ajo e viziton shpesh dhe fle tek shtëpia e saj. Marina me sa duket, ka shkuar për të fjetur tek e ëma, vetëm pas ditëve të tërmetit.