“Viruset në histori kanë qenë gjithmonë humbës. Ne me siguri do të fitojmë, por do të jetë një luftë në llogore që do të përfundojë në qershor”.
Kështu tha Walter Ricciardi, një anëtar i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Italisë, i cili ishte i ftuar në RAI 3 dhe foli për ndërprerjen e mundshme të krizës në Apenine, raporton Vocecontrocorrente.
Ricciardi gjithashtu shprehu shqetësimin për shpërnguljen masive të popullatës:
“Në krahasim me ato që kanë ndodhur ditët e fundit, me lëvizjen e njerëzve nga veriu në Italinë e jugut dhe tubimet e çmendura në vendet e jetës së natës, unë mendoj se do të paguajmë pasojat javën tjetër, kur të përfundojë periudha e inkubacionit të viruseve. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për Romën dhe Napolin”, shtoi Ricciardi.
Profesori Ricciardi nxiti që alarmet dhe emergjencat e koronavirusit në Itali duhet të vendosen në vendin e duhur.
“Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë virus, por duhet të kemi një qasje të ndryshme ndaj sëmundjes së shkaktuar nga korona. Nga 100 persona që infektohen me koronavirus, 80 shërohen spontanisht, ndërsa 15 përqind kanë probleme më serioze për shtrimin në spital dhe pesë përqind probleme të rënda “, tha Ricciardi, i cili theksoi se në një numër të vogël të pacientëve vetëm rreth 2 përqind iu vinte vdekja nga koronavirusi, dhe se në shumicën e rasteve patologjitë e tjera ishin duke vazhduar, ndërsa COCVID-19 ishte vetëm një shkak shtesë.