Në pritje të njoftimit se kur mund të rinisë Serie A, një nga argumentet e shumtë të këtyre orëve është mundësia që klubet të presin pagat e lojtarëve në rast se sezoni nuk do të mbyllet rregullisht.
“Nuk është tabu të mendosh për ndërprerjen e pagës së futbollistëve dhe fjalën e kam kryesisht për nivelet e rëndësishme të kampionatit. Jemi të ftuar të gjithë që të shfaqim përgjegjshmëri,” ka folur presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina.