Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kanë gjetur emrin e bebushit të tyre që po presin! Ata ishin sot të ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë, detaje nga dasma e shumëpërfolur dhe për bebin që do të vijë së shpejti në jetë. Jonida nuk tha asgjë ekskluzive, por pyetja e moderatores na konfirmoi atë që dinim tashmë. Sipas burimeve për “iconstyle.al”, Jonida është një pritje të një vajze dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
“Si është lista e emrave? Fillon me Mjalta, Vjosa? Si këto emrat e Kosovës?”, e ka pyetur Jonida Shehu. “Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Kemi parë duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërknim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, ka treguar Jonida Vokshi. Besniku tregoi pak më shumë nga historia e tyre e dashurisë, sesi u njohën, dhe sesi e mësoi lajmin që do të bëhet baba! Ai tha se Jonida bëri humorin më të keq kur i tha për pritjen e ëmbël. “Sillu mirë se do bëhesh baba”, ishte mesazhi që i dërgoi Jonida Besnikut bashkë me një këshillë, “Mos pi shumë birra”. Kjo batutë që rezultoi e vërtetë, e bëri shumë nervoz Besnikun, i cili tregon se për një orë ka pirë vetëm birra dhe mendohej për gjithçka!