Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një dyqan, duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.
Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Bild, shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.
Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave. Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartelë bankare.