E tillë ishte dhe historia që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ku personazhi kryesor Ermira kishte kaluar një kalvar të madh vua jtjesh. Ermira në studio rrëfeu se ishte martuar me mblesëri dhe se me kalimin e kohës kishte kuptuar që ish-bashkëshorti i saj pin te shpesh dhe ishte i dhu nshëm.
Pavarësisht dhu nës fiz ike dhe psik ologjike të ush truar, Ermira kishte vazhduar martesën e saj për shkak të 3 vajzave që kishte sjellë në jetë. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte ajo gjithashtu ishte diag nostikuar me tu mor në kokë dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurg jikale. Edhe pas gjendjes së saj, ish-bashkëshorti nuk kishte ndryshuar sjellje, por nën pre sionin e të afërmve ai kishte vendosur që të divor cohej.
Ermira rrëfeu se ishin 3 vajzat e saj të cilat i kishin qëndruar pranë dhe se i kishin dhënë forcë për të përballuar sëm undjen dhe për të ecur përpara. Ajo kishte ftuar në program vajzat e saj, Gridën, Ersën dhe Kiarën për t’i falenderuar dhe për t’iu shprehur dashurinë. “Ju jeni arsyeja që jam akoma gjallë. Do më keni gjithmonë pranë dhe dijeni se ju dua shumë!”,- tha Ermira.