Emergjenca e koronavirusit kërkon bashkëpunimin e të gjithëve dhe ndihmën e kujtdo që ka mundësi të kontribuojë konkretisht për të ndihmuar sado pak gjendjen e të sëmurëve që sa vjen e rritet në Itali.Kështu, Silvio Berluskoni, ish-presidenti i Milanit, ka dhuruar 10 milionë euro që do të shërbejnë për krijimin e 400 shtretërve të terapisë intensive në Panarin e Milanos.
Edhe familja Anjeli, pronare e Juventusit, ka dhuruar 10 milionë euro për deparmentin e emergjencave civile në Torino. Edhe presidenca e Fiorentinës ka nisur grumbullimin e të ardhurave në fondacionin “Forcë dhe Zemër”, me kreun vjollcë ka depozituar 250 mijë euro. Ndërkohë në të gjithë botën kanë nisur fushata donacionesh në ndihmë të të prekurve nga COVID-19.