Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje live në ‘Facebook’ është shprehur se të gjitha televizionet që nga dita e hënë nuk duhet të kenë më shumë se 2 persona në studio.
Rama: Duhet që prej ditës së hënë të gjitha kompanitë mediatike që kryejnë shërbime televizive të ndërpresin çdo lloj programi me më shumë se dy persona në studio.
Studiot televizive të cilat punojnë në mjedise me ajër të kondicionuar dhe mbledhin më shumë se sa dy persona për spektakle apo programe të llojeve dhe formateve të ndryshme janë vatra të rrezikshme në luftë me armikun e padukshëm.