Një studim i fundit kinez ka zbuluar se diarreja, të vjellat dhe humbja e oreksit mund të jenë simptomat e para të koronavirusit.

Për të dalë në këtë përfundim u studiuan 204 pacientë në Wuhan të Kinës, epiqendra e virusit të ri, 99 prej të cilëve kishin këto simptoma.

Humbja e oreksit u vu re te 83% e të vëzhguarve, ndërsa diarreja në 29%. Me të vjella ishin 0,8%, ndërsa me dhimbje barku 0,4%.

Shumica e pacientëve kanë pasur probleme me frymëmarrjen, por studimi thotë se diarreja dhe të vjellat e rëndojnë shumë sëmundjen.