Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë shtuar edhe masat pranë spitalit Invektiv në QSUT. Mëngjesin e sotëm në këtë spital ka nisur dezifektimi i të gjitha ambienteve, të brendshme dhe të jashtme nga punonjës të veshur me maska e veshje të posaçme.
Po ashtu, të gjithë pacientët që hyjnë në spital do t’i nënshtrohen testit për COVID-19. Deri më tani janë gati dy dhoma në katin e parë të këtij spitali për të pritur pacientë në rast fluksi. Por nëse situata do të rëndohet, i gjithë spitali me 76 shtretër do të kthehet në funksion të të prekurve.